Në datat 12-14 Dhjetor 2011, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë – UPT organizoi “Panairin e Bursave të Studimit Jashtë Vendit”. Panairi i Bursave zgjati tre ditë dhe u zhvillua në tri fakultete të ndryshme. Ditën e parë u organizua në Korpusin Qëndror – Rektorat. Ditën e dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ditën e tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, u ftuan të gjitha ambasadat e huaja, por të pranishëm ishin vetëm ambasadat e mëposhtme: Ambasada Franceze, Italiane, Hollandeze, Spanjolle, Çeke, Ruse dhe Turke. Gjithashtu ishin pjesëmarrës në panair edhe institucione si: DAAD, Tempus Programme - Albania, Alliance Française de Tirana, Agence Universitaire de la Francophonie, DMJ – UPT.





Me rastin e 60 vjetorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, në sallën “Silvano Pedrollo”, të Rektoratit të tij, u zhvillua në datë 1 Nëntor 2011, një Konferencë solemne, e cila shënon përfundimin e konferencave shkencore dhe aktiviteteve të shumta të organizuara gjatë vitit të 60 vjetorit në të gjitha fakultetet e UPT-së. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit, Z. Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësi të shumta diplomatike, rektorë të universiteteve të huaja, stafi akademik si edhe studentë të këtij universiteti.
Ambasada e Rumanisë në Tiranë njofton se Rumania ka lançuar thirrjen për kandidime për programin e bursave të doktoraturës dhe posdoktoraturës “Eugen Ionescu”, për vitin akademik 2011 – 2012. Programi u adresohet studentëve në doktoraturë dhe kërkuesve. Kohëzgjatja e një burse shkon nga 3 në 6 muaj, duke filluar nga data 1 Shkurt 2012, në varësi të zgjatjes së projektit kërkimor. Data e fundit për dorëzimin e dosjeve të kandidatëve është 28 Tetor 2011.
EM2-STEM project (“Entrepreneurship and Management Training in Science, Technology, Engineering & Mathematics”) është një projekt Erasmus Mundus, që financohet nga Bashkimi Europian. Konsorciumi i këtij projekti përbehet nga 8 universitete të Ballkanit Perëndimor (Universiteti Politeknik i Tiranës është anëtar i konsorciumit pëtar i konsorciumit për Shqipërinë) dhe nga 8 universitete të vendeve të BE-së.

