NATO fton studentët, grupet e interesit, rrjetet dhe institucioneve përkatëse të marrin pjesë në konkursin që do të zhvillohet nga 07 shkurt deri më 31 mars 2012. 20 fituesit nga e gjithë bota do të fitojnë mundësinë për të udhëtuar në Çikago, për të marrë pjesë në samitin e NATO - s. Të gjitha shpenzimet do të paguhen nga NATO. Fituesit do të ndjekin fjalimet e udhëheqësve të botës dhe do të takohen ballë për ballë me zyrtarë të lartë të NATO-s për të diskutuar pikëpamjet e tyre mbi konceptin individual për paqen dhe sigurinë.





Përmes Projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) aksesi në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri.
Ky program i bursave synon studentët e regjistruar në universitetet e Europës Jug-Lindore dhe do të lejojë që ata të ndjekin kërkimin e tyre shkencor ose të marrin pjesë në kurse gjatë qëndrimit të tyre si studentë mobiliteti në Universitetin e Graz-it.
Në datat 12-14 Dhjetor 2011, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë – UPT organizoi “Panairin e Bursave të Studimit Jashtë Vendit”. Panairi i Bursave zgjati tre ditë dhe u zhvillua në tri fakultete të ndryshme. Ditën e parë u organizua në Korpusin Qëndror – Rektorat. Ditën e dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ditën e tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, u ftuan të gjitha ambasadat e huaja, por të pranishëm ishin vetëm ambasadat e mëposhtme: Ambasada Franceze, Italiane, Hollandeze, Spanjolle, Çeke, Ruse dhe Turke. Gjithashtu ishin pjesëmarrës në panair edhe institucione si: DAAD, Tempus Programme - Albania, Alliance Française de Tirana, Agence Universitaire de la Francophonie, DMJ – UPT. 

